Tirana vijon me përforcimet në merkato. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Kleandro Lleshi.

Lleshi do të bashkohet menjëherë me skuadrën dhe shihet si një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen.

Tirana ka firmosur deri më tani me futbollistë si Tsotne Patsatsia, Tebekou, apo edhe Angelo Tafas.

Njoftimi i klubit:

Mirësevjen KLEANDRO LLESHI!

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Kleandro Lleshi, i cili prej sot është pjesë e ekipit tonë.

Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit tonë me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend. Me teknikën, vizionin dhe përkushtimin e tij, Kleandro premton të jetë një aset i rëndësishëm për sezonin e ri!

Përmes këtij afrimi, KF Tirana vijon të investojë në përforcimin e skuadrës dhe në ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të motivuar, që i përgjigjet kërkesave dhe traditës së klubit më të trofeshëm në vend.

I urojmë Kleandros mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardheblu.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb