Fëmijët e Petr Cech po ndjekin hapat e legjendës së Chelseat duke nisur karrierat e tyre në futboll.

Djali i “ikonës”, Petr Cech, Damian ka firmosur së fundmi një kontratë me klubin e Fulham.

Damian, i cili me herët ka qenë pjesë e Akademisë së Chelseat, vendosi të bashkohet me ekipin tjetër të Londrës.

43-vjeçari Petr Cech u bë një nga portierët më të mirë në historinë e Premier League gjatë kohës së tij në Stamford Bridge. Ai bëri 494 paraqitje, duke fituar 13 trofe të mëdhenj, duke përfshirë katër tituj lige dhe Ligën e Kampionëve UEFA.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb