Të paktën 10 persona humbën jetën pasi një pjesë e urës Gambhira u shemb në lumin Mahisagar në Gujarat të Indisë. Pamjet tregojnë një çarje të madhe në urë dhe automjete që varen mbi buzë të saj, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë viktimapor operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë, raporton cnn.

Dëshmitarët thanë se disa çaste para rrëzimit u dëgjua një kërcitje e fortë, dhe menjëherë pas kësaj automjetet ranë në ujë.

Aksioni i shpëtimit nisi menjëherë, ndërsa banorët vendas iu bashkuan ekipeve të emergjencës për të ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve. Deri tani janë shpëtuar tre persona.

Sipas banorëve lokalë, kjo urë ishte një lidhje jetike për disa pjesë të rajonit, por autoritetet kishin vite që e kishin lënë pas dore.

“Paralajmërimet e përsëritura për gjendjen e saj janë injoruar,” tha një banor.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes tregojnë momente dramatike ku një pjesë e urës është shembur, ndërsa një tjetër qëndron pezull në ajër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb