Jep dorëheqjen drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani. Sipas informacionit që ka përcjellë për Bw, Igli Çelmeta, Sulejmani i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Në dijeni është edhe kryeministri Rama. Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes. Dorëheqja e kreut të AMP-së Florian Sulejmani nuk është pranuar akoma nga ministri i Brendshëm.
(BalkanWeb)
