Në emisionin “Log.” në News 24, Arben Cara, drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri e Shpërthimi në Ministrinë e Brendshme, foli për situatën e rëndë te landfilli i Elbasanit.
Ai tha se zjarri ishte me përbërje kimike dhe u desh ndërhyrje e specializuar për fikjen e tij.
Sipas Carës, janë përdorur tonelata dhera, shumë kilogramë shkumë dhe mjete të rënda nga disa rrethe të vendit. Operacioni zgjati shtatë ditë dhe përfshiu edhe forcat e ushtrisë.
Arben Cara, drejtor i Mbrojtjes nga Zjarri e Shpërthimi në Ministrinë e Brendshme: Është kërkuar ndihmë nga rrethe të ndryshme të vendit, që të eliminojnë flakët e zjarrit. Fillimisht u ndërhy me ujë dhe shkumë kimike, që t’i heqim oksigjenin zjarrit dhe më pas përdorëm edhe kamionë me dhe e inerte lumi.
Zjarri ishte me kimikate. Janë dashur tonelata dhera dhe shumë kilogramë shkumë. Na është dashur të veprojmë për shtatë ditë. Punuam në të gjitha format, ka pasur edhe forca nga ushtria. Vatra e zjarrit ishte masive.
