Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, rreth orës 03:00, në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.
Një automjet që drejtohej nga Dragush Mero, 22 vjeç, banor i Delvinës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. I riu, që udhëtonte i vetëm në automjet, është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas autoriteteve, testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit ka rezultuar negativ (0.00 mg/l).
