Është gjetur në ujërat e liqenit të Shkodrës trupi i pa jetë i Kapitenit Arben Anamali, i cili u mbyt dy ditë më parë.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, Arben Alamani 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.

 

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 08.07.2025, për kapitenin e një anijeje që u mbyt gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, në liqenin e Shkodrës, bëjmë me dije se si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me polumbarët e RENEA-s, ditën e sotme, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji, e trupit të pajetë të kapitenit të anijes, shtetasit A. A., 51 vjeç.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb