New York do të mirëpres finalen e madhe të Botërorit për Klube, PSG-Chelsea. “Gjelat” francez kërkojnë ti bëjnë një mbyllje legjendare këtij viti, kërkojnë edhe trofeun e 5-të, për të shkuar më pas të qetë me pushime, ashtu siç theksoi edhe Luis Enrique, të shkruajnë historinë e këtij klubi.
Përballë do të kenë londinezët e Enzo Maresca-s, një skuadër që ka shfaqur një futboll të bukur, cilësor. PSG-Chelsea është një finale që premton spektakël.
Kjo finale pritet të ngjiten nga miliona tifozë në të gjithë botën, ndërsa në New York pritet të zbarkojnë yje jo vetëm të botës së futbollit. I pranishëm në këtë finale pritet të jetë edhe presidenti i SHBA-s, Donald Trump, të paktën kështu është njoftuar pak kohë më parë.
(BalkanWeb)
