Një ditë pas miratimit të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kërkon zgjidhje për çështjen e pronësisë së minoriteteve dhe thekson se zgjedhjet e fundit nuk ishin të barabarta.
Në një deklaratë për mediat, Dule vlerësoi faktin që raporti i PE i kushton rëndësi të veçantë çështjes së të drejtave të minoriteteve.
Për Dulen, çështja e pronave nuk mund të zvarritet më tej, dhe ai propozon një ndërhyrje konkrete në ligj për të ndalur lejet e ndërtimit në pronat me status të paqartë.
Një tjetër pikë ku Dule ndalet është procesi zgjedhor i 11 majit. Ai nënvizon se edhe ky aspekt është pasqyruar në raportin e PE, ku theksohet se zgjedhjet nuk ishin të barabarta për të gjithë aktorët.
(BalkanWeb)
