Pas eliminimit nga PSG (0-4) në fund të qershorit në 1/8 e finales së Kupës së Botës për Klube, Inter Miami ka arritur fitoren e dytë radhazi në pak ditë, i udhëhequr si gjithmonë nga Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas realizoi një dopietë edhe kundër New England Revolution (2-1), e katërta radhazi në MLS, duke e çuar në 14 numrin e golave në 15 ndeshje.

Në minutën e 27 “pleshti” do të zhbllokonte sfidën, duke përfituar pas një gabimi të mbrojtësit të skuadrës vendase në kthimin e topit prapa, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ndërkohë argjentinasi do të kompletonte dopietën e tij të radhës 11 minuta më vonë, teksa shfrytëzon saktë një vertikalizim të Sergi Busquets dhe falë shpejtësisë së tij dep përballë portierit vendas duke e mposhtur me të majtën për herë të dytë në mbrëmje.

Inter Miami arriti të ruante suksesin, pavarësisht se ekipi i New England Revolution shkurtoi diferencën e golave në pjesën e dytë. Falë kësaj fitoreje Inter Miami ndodhet në vendin e 5 me 35 pikë në Konferencën e Lindjes, me skuadrën nga Florida që ka si objektiv të sigurojë një vend në play off e kampionatit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: