Është vënë përkohësisht në kontroll zjarri i rënë në tokat djerrë dhe një parcelë me ullinj në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” në Lushnje.

Sic njofton gazetari i News24, Julian Kasapi, është eleminuar rreziku i flakëve drejt banesave në fshatin Krutje e Poshtme, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar të gjitha vatrat e vogla të zjarrit të cilat mund të rindizen nga era e fortë.

Në zonë ndodhen edhe ekspertët e policisë shkencore për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb