Ka përfunduar me sukses edhe faza e dytë e ndërhyrjes në pastrimin e shtratit të lumit Buna, pranë zonës së Dajlanit, një operacion i rëndësishëm që i hap rrugë një epoke të re për këtë pasuri natyrore.

“Falënderoj të gjitha strukturat që kontribuan që nga momenti i parë në këtë ndërhyrje, por në mënyrë të veçantë shpreh mirënjohjen time për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën kujdesin e Ministrit të Mbrojtjes, Piro Vengu.

Me profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, ekipi i punës në terren, i udhëhequr nga Nënkolonel Shkumbin Gjana, Nënkolonel Egert Kuka dhe i mbështetur nga Kolonel Shkëlzen Mhillaj, drejtues i operacionit, bënë të mundur çmontimin e plotë të strukturës metalike (dajlanit) në lumin Buna”, shkruan kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Ky operacion nuk është vetëm një arritje teknike, por një hap drejt mbrojtjes së mjedisit dhe rikthimit të lirisë natyrore të lumit Buna një aset i çmuar për qytetin dhe gjithë rajonin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: