Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot sërish në tentimin e 45-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve më 9 shkurt, Kuvendi ende nuk është konstituuar, për shkak të bllokadës politike që vazhdon prej disa muajsh.

Pavarësisht thirrjeve për reflektim dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike kanë ruajtur qëndrimet e tyre të pandryshuara.

Partitë që ishin në opozitë po bëjnë thirrje për konsensus dhe marrëveshje, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në votimin e fshehtë dhe kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Në dallim nga seancat e mëhershme, në seancat e fundit deputetët e partive tjera po e përdorin minutazhin në foltore për t’i bërë thirrje Vetëvendosjes dhe kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të respektojnë Kushtetutën dhe t’i përmbahen aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, as Vetëvendosje dhe as Dehari nuk kanë reflektuar ndaj këtyre kërkesave. Për më tepër, kryesuesi i seancës është kritikuar për ndërprerjen arbitrare të seancave.

Ndërkohë, afati 30-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit është drejt përfundimit. Ky afat skadon më 26 korrik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb