Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion të gjerë në Shkodër, me 13 urdhër-arreste ndaj një grupi kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton 8 persona janë arrestuar, ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në mesin e të dyshuarve ndodhen edhe zyrtarë të Policisë së Shtetit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin në shmangien e kontrolleve dhe lehtësimin e trafikut.

Përveç akuzës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndaj disa prej personave rëndon edhe akuza për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb