Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, tregoi se pas lirimit nga burgu i Fierit ka nisur të shkruajë një libër.
Ai tha se vepra do të jetë në formën e një ditari dhe do dokumentojë eksperiencën e tij gjatë izolimit. Libri, sipas tij, do të shërbejë si dëshmi historike për një proces gjyqësor, që e cilëson të manipuluar.
Salianji u shpreh se përmes këtij rrëfimi synon të japë një mesazh për qëndresë dhe për nevojën e ndryshimit.
Ervin Salianji: Po shkruaj një libër për jetën time në burg. Do jetë tip ditari, për të dokumentuar të plotë atë që më ndodhi. Do jetë libër që do shuajë kureshtjen e njerëzve për dënimin e një personi që nga parlamenti shkon në qeli për shkak të një dënimi politik.
Në libër do të jenë edhe rrethanat si ndodhi ngjarja, por edhe dëshmi historike, e dokumentuar, të një procesi të manipuluar. Mesazhi që dua të jap është që duhet të rezistojmë që të bëjmë ndryshimin. Në burg shpeshtova pirjen e duhanit, kam lexuar pafundësisht. Nuk kam pasur lëvizje shumë dhe bëra aktivitet fizik. Kam dashur të jem mirë në imazh edhe në burg, për të mos u treguar i dobët përballë regjimit. Do ketë detaje, që nuk janë thënë e nuk njihen nga publiku për jetesën brenda burgut.
Sa i përket dënimit tim, unë do e çoj tek Gjykata e Strasburgut, dhe gjatë kësaj kohe, derisa të merret vendimi, unë do jem në aktivitet politik.
(BalkanWeb)
