Agim Zeka ka firmosur në Spanjë. Ish-sulmuesi i Partizanit është futbollisti më i ri i Real Murcias. Zeka është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare, por pa pasur mundësi të aktivizohet.

Real Murcia militon në ligën e tretë spanjolle për nga rëndësia. 26-vjeçari e ka për herë të parë eksperiencën në Spanjë, teksa më herët ka luajtur në Francë dhe Portugali.

Nga Partizani u largua disa ditë para fillimit të aventurës në Europë, me kujtimin e dy golave dhe ftesës së Kombëtares. Palët vendosën të ndërpresin me mirëkuptim kontratën pikërisht këtë muaj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb