Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit, ku pasditen e sotme është shembur një ndërtesë 2-katëshe e ndërtuar me betonarme dhe gur.

Në videon që ka postuar në rrjetet sociale, IKMT njofton se pasditen e sotme janë prishur dhe disa struktura prej druri.

të ndërtuara në kundërshtim me ligjin Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin në zonën e mbrojtur, duke realizuar prishjen e një ndërtese 2-katëshe me betonarme dhe gur, si dhe disa strukturave prej druri, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Sot është dita e pestë e aksionit të Policisë Shkodër dhe IKMT-së dhe Bashkisë në zonën e Thethit, për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë pasuri natyrore.

Ditën e djeshme qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht edhe me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit.

Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e objekteve të tjera në fshatin turistik.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb