Në News 24, Senada Mehmeti, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, reagoi ashpër ndaj aksioneve të qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Ajo deklaroi se mungon një plan i qartë për zhvillimin e zonës dhe se banorët janë penalizuar padrejtësisht, ndonëse kanë investuar në tokat e tyre për të pritur turistë.

Sipas saj, Thethi është shndërruar nga një model zhvillimi me “Paketën e Maleve”, në një “Paketë Dhune” nga ana e qeverisë. Mehmeti kritikoi gjithashtu premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama për faljen e gjobave dhe inkurajimin e investimeve lokale.

Senada Mehmeti, kandidate për deputete e PD: Nuk ka plan të saktë sesi do të zhvillohet Thethi. Banorët atje i kanë bujtinat në tokat e tyre, duke i vendosur në funksion edhe të turistëve. Kryeministri po “godet” banorët. Rama iu tha se do të falen gjobat. Thethi nga Paketa e Maleve është kthyer në Paketën e Dhunës. Kujtojmë se vetë Rama iu tha të rinjve që të investonin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: