Policia e Shtetit ka pësuar një valë të re lëvizjesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të reja në krye të komisariateve dhe rotacione mes drejtuesve të strukturave të rendit.

Sipas raportimit të gazetarit të News24, Igli Çelmeta, lëvizjet përfshijnë edhe Policinë Kufitare, jo vetëm shefa komisariatesh, duke filluar nga Kurbini deri në Himarë e Sarandë.

Ndryshimet e fundit:

Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.

Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.

Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.

Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.

Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.

Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.

Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.

Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb