Sarandë, një person hidhet në det për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Ngjarja para pak minutash në rrugën “Butrinti”. Policia ka ndaluar një automjet tip “Porsche” Panamera.

Gjatë tentativës për të ndaluar tre persona që ndodheshin në të, njëri prej tyre është larguar me vrap dhe është hedhur në det. I dyshuari mbante një çantë krahu qafë. Dy të tjerët janë ndaluar dhe shoqëruar nga forcat “Shqiponja”.

Dhjetëra forca policore ndodhen në shëtitoren e qytetit, ndërsa i dyshuari është parë duke notuar në det. Mësohet së është në pritje ardhja e skafit të policisë kuiftare për ndalimin e të dyshuarit, i cili mendohet se ka hedhur sende të paligjshme në det.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb