E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet në udhëkryq. Mbrojtësi u rikthye te Roma, pas përfundimit të huazimit te Espanyol.

Drejtori Sportiv i Espanyol, Garagarza, foli së fundmi për mundësinë që Kumbulla të luajë sërish për këtë skuadër.

“Është e qartë se ai na ka dhënë shumë. Ka vlera futbollistike dhe personale që kanë lënë shenjë. Që nga sot, opsioni i blerjes së Kumbullës nuk është i zbatueshëm.

Nuk e di pas dy javësh. Duke bërë një përpjekje të konsiderueshme financiare për një situatë me katër mbrojtës qendrorë…

Pyetja është se ku duhet të investosh më shumë, në dhomën e ngrënies apo në kuzhinë? Nuk jam optimist”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb