Pas tarifave të reja ndaj Kanadasë, është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat e reja për shtetet anëtare, të cilat do të nisin të aplikohen nga data 1 gusht 2025.

Në një mesazh të publikuar në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan publikoi letrën dërguar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e njoftuar atë për masën e ndërmarrë nga Uashingtoni. 

“Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë prej 30% të Bashkimit Evropian për produktet e BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha tarifat sektoriale. Mallrat e tranzituara nëpër vende të tjera për të shmangur një tarifë më të lartë do t’i nënshtrohen asaj tarife më të lartë”, – shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth.

1
1
2
2

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se administrata e tij do të vendosë tarifa tregtare prej 30 përqind për produktet nga Meksika, një vend që ende mbahet pjesërisht përgjegjës për krizën e fentanilit. Në platformën e tij Truth Social, Trump bashkëngjiti edhe një letër dërguar presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.

“Meksika ende nuk i ka ndaluar kartelet që kërkojnë ta shndërrojnë të gjithë Amerikën e Veriut në një shesh lojërash për trafik droge. Kjo është diçka që nuk mund ta lejoj”, akuzoi Donald Trump.

“Meksika më ka ndihmuar të siguroj kufijtë e SHBA, por ajo që kanë bërë nuk është e mjaftueshme”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë. 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb