Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leo XIV në Dolton, Illinois, është shpallur monument historik pas zgjedhjes së tij si Papë.
Shtëpia, një rezidencë modeste me tre dhoma gjumi, kishte qenë në shitje për muaj të tërë me çmimin 199,000 dollarë. Duke qenë banesa e Papës, interesimi për pronën u rrit ndjeshëm dhe ajo u hoq nga tregu.
Pas diskutimeve, qyteza Dolton bleu shtëpinë për një çmim më të ulët se ai i pritur. Qyteza planifikon ta shpallë atë një vend historik publik në bashkëpunim me Kryepeshkopatën e Çikagos. Kryebashkiaku Jason House e quajti këtë mundësi një rast unik për rigjallërimin e komunitetit të Dolton.



(Balkanweb)
