Emri i Marcus Rashford po qarkullon së fundmi në korridoret e zyrave të Barcelonës. Sipas mediave, trajneri Hansi Flick ka dhënë dritën jeshile për transferimin e sulmuesit anglez, i cili konsiderohet si një futbollisti ideal për të forcuar sulmin.
Lojtari i Manchester United, Rashford kaloi këtë sezon si huazim te Aston Villa, duke dhuruar paraqitje pozitive.
Rashford është padyshim entuziast për një transferim të mundshëm në La Liga dhe gjithmonë e ka vendosur Barçën si prioritet.
Kjo preferencë e qartë mund të përshpejtojë negociatat në javët e ardhshme, veçanërisht në një kohë kur klubi katalanas është i detyruar të lëvizë me kujdes për shkak të kufizimeve financiare.
