Gjithçka është gati për kalimin e Luka Modric te Milani. Mesfushori kroat, i cili vetëm pak ditë më parë luajti ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, do të mbërrijë në Itali të hënën në mëngjes.
Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore, përpara se të firmosë kontratën që do ta lidhë zyrtarisht me Milanin.
Natyrisht, për Modric, do të ketë kohë edhe për pushime, pas një sezoni me 63 ndeshje. Sipas asaj që shkruajnë mediat, trajneri Allegri e pret atë te Milani duke filluar nga fundi i gushtit.
