“Administrata amerikane e udhëhequr nga Presidenti Donald Trump pret që Japonia dhe Australia të japin sqarime mbi rolin e tyre në rast të një konflikti me Kinën për kontrollin e Tajvanit”. Kështu shkruan gazeta britanike “Financial Times”, e cila raporton mbi diskutimet e zhvilluara nga Nënsekretari i Mbrojtjes Elbridge Colby me përfaqësuesit e të dy qeverive.
Skenari, të cilën “FT” e rindërton me dëshmitë e pesë personave të njohur me dosjen, duket të jetë një “përpjekje e fundit për të bindur aleatët e SHBA-së në Indo-Paqësor që të intensifikojnë veprimet parandaluese dhe të përgatiten për një luftë të mundshme mbi Tajvanin”.
Sipas gazetës, Pentagoni u ka kërkuar të dy qeverive jo vetëm rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe një angazhim të paprecedentë në rast të një konflikti në ishull. Këto iniciativa, sipas burimeve, i kanë zënë në befasi të dyja palët, veçanërisht pasi SHBA-të nuk e kanë sqaruar kurrë plotësisht se çfarë përfshirjeje ushtarake do të mbështesnin në rast të një sulmi të Pekinit ndaj Tajvanit.
