Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda pritet të firmosë emërimet e reja.
Uljan Shpataraku, i cili së fundmi mori gradën drejtues, pritet të marrë drejtimin e një qarku policie. Shpataraku është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Policisë së Korçës.
Drejtori aktual i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti pritet të transferohet drejtor në një qark tjetër dhe është kandidat potencial për të drejtuar Policinë e Elbasanit, por nuk përjashtohen edhe qarqet e tjera.
Ditët e fundit kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin por edhe në drejtues qarqesh. Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta. Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se në shtator priten të ndodhin ndryshime të shumta në rang drejtora qarqesh në Policinë e Shtetit.
(BalkanWeb)
