Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Dhërmiut, pas denoncimit se nga një mjet lundrues po hidheshin mbeturina në det dhe po qëndronte afër bregut, duke shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit.

Si pasojë është proceduar penalisht dhe është ndëshkuar drejtuesi i skafit me masë administrative 100,000 lekë .

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Dhërmiut, pas denoncimit se nga një mjet lundrues po hidheshin mbeturina në det dhe po qëndronte afër bregut, duke shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar subjektin tregtar që kishte në pronësi skafin, me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Ndotja e ujërave” dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin G. I., 25 vjeç, pasi gjatë pastrimit të mjetit kishte hedhur mbeturina në det.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë publike apo të dëmtojë mjedisin detar.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast paligjshmërie ose shkeljeje të perimetrit të sigurisë apo përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb