Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierzë” ku një  58- vjecar shtetas kroat  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi  Jovanovic Dusko i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i Policisë:

Pukë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb