Mirlind Daku gjeti gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me Rubin Kazan. Sulmuesi i kombëtares ka firmosur një marrëveshje të re, e cila do të mbajë në këtë skuadër të paktën deri në vitin 2029.

Drejtori i përgjithshëm i Rubin Kazan, Aleksandër Aibatov dha mendimin e tij pas arritjes së akordit.

“Kur ka mbetur një vit apo më pak, rinovimi kthehet në çështje të rëndësishme. Ishte e rëndësishme për ne që ta zgjasnim kontratën.

Nuk kishte vështirësi të tjera. Çdo gjë përfundoi mirë. Rroga e Dakut? Thashethemet nuk janë gjë e mirë. Natyrisht, rroga e tij është më pak se 3 milionë euro”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb