PSG do të përballet me Chelsean këtë të dielë, në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.

Pascal Dupraz, ish-trajneri i Ligue 1 është shprehur së fundmi, se në rast se triumfojnë parisienët, atëherë Topi i Artë do të fitohet nga Ousmane Dembele.

“Nëse PSG fiton kundër Chelseat, për mua është mbyllur puna, Dembele duhet ta fitojë Topin e Artë”, tha Dupraz. Dembele ka zhvilluar sezon fantastik me PSG, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb