Bernard Berisha pritet të shkëpusë kontratën me Akhmat Grozni. Këto janë raportimet e fundit për 33-vjeçarin, që luan në krahun e mbajtë të sulmit.

Berisha u bë pjesë e futbollit rus në vitin 2016. Atëherë shkëlqente me Skënderbeun, para se Anzhi të pagunte për kartonin e tij.

Më pas ishte klubi aktual i Akhmat Groznit, që e afroi në skuadër. Prej 8 vitesh është pjesë e tyre, ndërsa së fundmi u rikuperua nga një dëmtim i rëndë.

Berisha është lojtari i dytë me më tepër paraqitje në skuadër. Mbetet për t’u parë se ku do vazhdojë karriera e tij, ndërsa do të shkëpusë kontratën që e ka të vlefshme dhe për dy vite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb