Një aksident i frikshëm është shënuar ditën e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë urës së Gjoricës mbi lumin Drin.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Raportohet se të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe tre vajza, një prej të cilave pritet të niset për mjekim më të specializuar drejt kryeqytetit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb