Sulmuesi brazilian, Roberto Firmino, është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij, me transferimin te skuadra nga Katari, Al Sadd, që tashmë është çështje e kryer.

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano konfirmoi marrëveshjen, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ky akord i jep fund qëndrimit të Firminos te Al Ahli, ku ai së fundmi fitoi titullin e Ligës së Kampionëve të Azisë. Pavarësisht se lojtari kishte kontratë të vlefshme deri në qershor 2026 me klubin arab, dëshira për të kaluar te Al Sadd ishte vendimtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb