Lojtarët dhe tifozët e The Reds i bënë homazhe Dioga Jotës, në ndeshjen e parë të skuadrës, që kur sulmuesi portugez ndërroi jetë në një aksident me makinë me vëllain e tij në Spanjë.

Tifozët mbajtën banderola të Jotës në tribunat e stadiumit Deepdale gjatë ndeshjes miqësore para-sezonale kundër Prestonit.

Nuk mungoi një interpretim i himnit të klubit “You’ll Never Walk Alone”, i cili u interpretua nga Claudia Rose Maguire, gruaja e ish-lojtarit të Prestonit, Sean Maguire.

Kapiteni i Prestonit, Ben Whiteman, vendosi një kurorë para tifozëve vizitorë, pak para fillimit të sfidës.

Gjithashtu, vlen të theksohet se një imazh i Jotës dhe Silvës u shfaq në ekranin e madh të Deepdale në minutën e 20-të. Sa i takon ndeshjes, Liverpool fitoi 1-3.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb