Jannik Sinner i ka dhënë fund serisë prej 20 fitoresh të Carlos Alcaraz në Wimbledon, duke u bërë lojtari i parë italian që fiton një titull në Grand Slam.

Nr. 1 në botë bëri gjithçka mirë këtë të dielë, teksa pas më shumë se tri orë lojë, tenisti 23-vjeçar ia doli që të triumfojë 3:1 me sete (sukses me rezultatin 4-6, 6-4, 6-4, 6-4).

Sinner tani ka katër tituj Grand Slam në emrin e tij, me trofeun e vetëm të madh që i mungon koleksionit të tij, Roland Garros, turne ku ai pësoi një humbje  ndaj Alcaraz në fillim të këtij sezoni.

Tashmë duket një kapitull tjetër i rivalitetit në këtë sport, me Sinner që hakmerret kështu më së miri.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb