Iga Swiatek “rrëmbeu” Wimbledon të shtunën, falë triumfit ndaj Amanda Anisimovas.

Tenistja polake, e cila kishte më shumë se një vit që nuk fitonte asgjë, i është përgjigjur kritikave të mediave në vendin e saj.

“Shpresoj se ata vetëm do të më lënë të qetë dhe do të më lejojnë të bëj punën time. Ju po e shihni se çfarë jemi duke bërë.

E di që njerëzit gjithnjë duan më shumë. Por është procesi im, jeta ime dhe karriera ime”- tha ajo.

Swiatek u ndal edhe tek festa.

“Nuk e di se çka kanë planifikuar ekipi dhe familja ime. Ata po festojnë tashmë për dy orë. Janë në një fazë tjetër. Por përfundimisht do t’iu bashkohem atyre”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb