Trajneri holandez Louis van Gaal, ka njoftuar se po shërohet me sukses nga kanceri. Van Gaal dha lajmin, në një intervistë, në emisionin e njohur “Humberto”.

Van Gaal, i cili është 73 vjeç, theksoi se ndihet shumë mirë, edhe pse kontrollet mjekësore nuk i ka ndaluar ende.

“Sot nuk më shqetëson më, edhe pse vazhdoj kontrollet e rregullta. Vetëm dy vite më parë ishte e tmerrshme, kisha probleme për të shkuar në tualet, luftoja me pelenat, kam bërë disa ndërhyrje.”

Vetëm dy vite më parë kam pasur nevojë të bëja disa ndërhyrje. Në atë periudhë gjithçka po shkonte vërtet keq. Kisha probleme për të shkuar në tualet, me jashtëqitjen, me pelenat: një situatë e tmerrshme. Sot kanceri nuk më shqetëson më”.

Kujtojmë se në prill të vitit 2022, ndërsa drejtonte ekipin kombëtar holandez për herë të tretë, ai zbuloi publikisht se po trajtohej për një formë agresive të kancerit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb