Të paktën 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet shkatërruese në zonën kodrinore të Teksasit.
Qarku Kerr u godit më rëndë , me të paktën 103 vdekje, përfshirë 36 fëmijë. Presidenti Donald Trump nënshkroi një deklaratë katastrofe për qarkun dhe Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave është në terren atje.
Një paralajmërim për përmbytje ishte në fuqi të dielën në disa pjesë të Teksasit, ku vazhdojnë kërkimet e zymta për të mbijetuarit dhe viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që përfshiu rajonin më shumë se një javë më parë.
“Reshjet e dendura lokale mund të çojnë në përmbytje të menjëhershme në pjesë të Teksasit jugor qendror”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit në një njoftim të publikuar të dielën në mëngjes. Njoftimi paralajmëroi për 5-10 cm të tjerë që do të bien në rajon – dhe zonat e izoluara mund të mbulohen nga 23-30 cm të tjerë. Paralajmërimi për përmbytje ishte në fuqi deri në orën 19:00 sipas orës lokale të dielën.
Zyra e Sherifit të Qarkut Kerr lëshoi një mesazh “kod të kuq” të dielën.
“Ky nuk është evakuim, por një njoftim përgatitjeje”, tha zyra e sherifit në postimin në mediat sociale . “Jini të përgatitur për evakuim përgjatë lumit Guadalupe për shkak të motit të keq dhe përmbytjeve.”
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.
