Ushtria izraelite ka njoftuar se avionët e saj luftarakë kanë sulmuar Gazën më shumë se 100 herë në 24 orët e fundit, duke deklaruar se shënjestra janë “organizatat terroriste”.

IDF shtoi se përparimet tokësore po vazhdojnë gjithashtu në të gjithë enklavën e rrethuar, veçanërisht në veri.

Ushtria izraelite tha se luftimet janë duke vazhduar në lagjet Shujayea dhe Zeitoun, kryesisht të shkatërruara të qytetit të Gazës, si dhe në Beit Hanoon dhe Jabalia në provincën veriore të Gazës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb