Sot pritet të përmbyllet zyrtarisht aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, pas një jave ndërhyrjesh nga autoritetet. Deri në orën 18:00, pritet që të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit, të cilat janë lënë në afat nga strukturat shtetërore.

Ky operacion ka rezultuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme, të ngritura në territorin e parkut kombëtar, duke prekur një nga zonat më të rëndësishme turistike të vendit.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, autoritetet shtetërore do të tërhiqen nga territori i parkut, duke i hapur rrugë rikthimit të kontrollit dhe ruajtjes së integritetit mjedisor të Thethit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb