Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Lezhë, ku një 72-vjeçar dyshohet se në kushte depresioni ka konsumuar fotoksinë në banesë.
Bëhet me dije se i moshuari është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftim i Policisë:

Më datë 13.07.2025, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasi H. V., 72 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë, në kushte depresioni, në banesë. Ai është transportuar në QSUT dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb