Nëntë persona kanë vdekur dhe një është në gjendje kritike pas një zjarri të madh që shpërtheu të dielën në mbrëmje në një qendër për të moshuar në Fall River, Massachusetts, thanë autoritetet.
” Presim përditësime mbi gjendjen shëndetësore të disa prej pacientëve. Kjo është një tragjedi e tmerrshme për qytetin e Fall River dhe familjet e prekura. Zemrat tona janë me ta këtë mëngjes”, tha Jake Work , një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Massachusetts, në një email për Reuters .
General Alarm Fall River Ma. 261 Oliver Street. Gabriel House Assisted Living Complex. (2) pic.twitter.com/gdPkNyLwEp
— Stewie (@MassFirePics) July 14, 2025
Ai tha se rreth 50 zjarrfikës iu përgjigjën incidentit dhe u përpoqën ta shuanin zjarrin në qendrën e të moshuarve në Gabriel House , ku ndodheshin rreth 70 persona.
Zjarrfikësit shpëtuan shumë banorë, por gjetën edhe të tjerë të vdekur në vendngjarje, ndërsa shumë të tjerë u dërguan në spitale. Origjina dhe shkaqet e zjarrit janë nën hetim.
(BalkanWeb)
