Policia Rrugore e Lezhës ka ndëshkuar me masë administrative një drejtues automjeti, pasi qarkulloi në drejtim të kundërt në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Shtetasi E.S., banues në Lezhë, u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjet, ku shfaqej automjeti i tij duke kryer kundërvajtjen.
Sipas njoftimit zyrtar, bazuar në nenet 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit u gjobit me 12 000 lekë dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.
Njoftim i Policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte në drejtim të kundërt, kanë kryer menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Nga verifikimet e kryera, u identifikua drejtuesi, njëkohësisht pronari i automjetit, shtetasi E. S., banues në Lezhë.
Në zbatim të neneve 141 dhe 127 të Kodit Rrugor, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, për shkeljen e kryer, si dhe iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon qytetarët dhe median për kontributin në evidentimin e shkeljeve të qarkullimit rrugor dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligji.
(BalkanWeb)
