PSG pësoi disfatë 3-0 ndaj Chelseat, në finalen e Kupës së Botës për Klube. Pas ndeshjes, presidenti i parisienëve, Nasser Al-Khelaifi, dha mendimin e tij.

“Komplimente Chelseat, ata e merituan fitoren. Duhet të jemi mjaft krenarë për atë që e kemi realizuar në këtë sezon. Dëshironim ta fitonim këtë Botëror të Klubeve, por nuk ishte e lehtë. Lojtarët kanë dhënë gjithçka, ishin të lodhur.

Sidoqoftë, ne e bëmë një sezon të bukur, më të mirin në histori të klubit. Jemi krenarë me lojtarët, me stafin teknik. Kjo humbje mund të na bëjë mirë për sezonin e ardhshëm. duhet të jemi të përulur, ishim skuadra më e re e këtij kompeticioni”,- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb