Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në fshatin Shëmri, si pjesë e operacionit të koduar “The Wanted”, i cili synon kapjen e shtetasve të dënuar apo të kërkuar për vepra penale të rënda.

Në pranga ka rënë Edison Dobrushi, banues në Shëmri të Kukësit, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë, dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

Procedurat e mëtejshme ligjore ndaj Dobrushit do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku është edhe vendimi gjyqësor ndaj tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb