Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se aksioni kundër ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura nuk duhet të ketë në fokus vetëm paligjshmërinë e qytetarëve, por edhe përgjegjegjësinë institucionale të atyre që sipas saj kanë lejuar ngritjen e këtyre strukturave.

E ftuar në studion e News24, Ballanca tha se korrupsion i zyrtarëve është edhe atëherë kur një drejtues institucioni nuk ushtron detyrën në funksion të një qëllimi tjetër.

“Përveç këtyre ndërtimeve që janë duke u prishur duhet të ketë përgjegjësi të rënda edhe disiplinore edhe financiare për shumë persona që nuk e kanë kryer detyrën e tyre për një arsye apo një tjetër. Edhe sikur të mos kenë marrë ryshfet, korrupsioni nuk është vetëm marrja e parave por korrupsion është edhe të mos bësh detyrën për të mbajtur karrigen, është përsëri korrupsion”, tha Ballanca.

Erinda Ballanca: Balancimi i të drejtave është gjithmonë një punë e vështirë e cila ka edhe kosto personale sepse sigurisht njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë, asnjë nga ata që ka ndërtuar nuk arrin ta kuptojë se thotë pse më lejove ta ndërtoj? Dhe unë këtu e kam theksin kryesor që përveç këtyre ndërtimeve që janë duke u prishur duhet të ketë përgjegjësi të rënda edhe disiplinore edhe financiare për shumë persona që nuk e kanë kryer detyrën e tyre për një arsye apo një tjetër. Edhe sikur të mos kenë marrë ryshfet, korrupsioni nuk është vetëm marrja e parave por korrupsion është edhe të mos bësh detyrën për të mbajtur karrigen, është përsëri korrupsion.

Ola Bruko: Po ndodhin disa shkarkime, dorëheqje në bazë të urdhri të kryeminsitrit për t’i dhënë hapësirë frymëmarrje administratës. Kanë ndodhur në të kaluarën që të kenë ankesa nga nëpunës civilë?
Erinda Ballanca: Kemi patur ankesa jo të pakta në numër nga qytetarë të ndryshëm të cilët mund të jenë trajtuar jo në përputhje me ligjin sa i takon raporteve me punën. Ka edhe institucione të tjera, është komisioneri për nëpunësit civilë që trajton në mënyrë individuale. Tek Avokati i Popullit këto ditë që kanë ndodhur ngjarjet nuk kemi patur ankesa. Gjithsesi, unë besoj se nuk është e drejtë që t’u kërkosh njerëzve të gjithë që të japin dorëheqjen. Ndoshta duhet ridëgjuar i gjithë argumenti, konteksti. Por nëse ka persona që nuk kanë bërë detyrën e tyre, dorëheqja është një favor shumë i madh sepse për mua ka përgjegjësi për mosushtrimin e detyrës, pra nëse ka nga këta. Por askush nuk të detyron të japësh dorëheqje, fakti që janë dhënë dorëheqjet…nëse kanë bërë shkelje duhet të nisin procedurat disiplinore… Një proces që unë vlerësoj se nuk duhet përmbyllur, sepse nëse është shkelur syri, nuk është bërë një punë e caktuar edhe për efekt të përfitimit të votave, duke lejuar paligjshmëri – për mua ky është korrupsion.

Ola Bruko: Ekziston zhurma për të ardhmen dhe drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit. Ka një kandidat nga radhët e PD, mazhoranca nuk dihet kë do të mbështesë. Ju do të rikandidoni?
Erinda Ballanca: Unë nuk kam rikandiduar. Pozicioni është hapur 2 vite më parë, për herë të dytë. Pata një rikandidim për herën e parë, nga muaji mars deri në shtator kam dhënë dorëheqjen me një shpjegim të qartë për të sqaruar pozicionin tim lidhur me mënyrën se si do të zgjidhet avokati i popullit i ri. Nga 2017 që kam marrë detyrën e deri sot kanë ndodhur shumëccka në arenën ndërkombëtare sa i përket standardeve të institucioneve të të drejtave të njeriut dhe ombusmandëve. Në 2019, Komisioni i Venecias ka miratuar disa parime se ccfarë duhet të bëjnë shtetet në përzgjedhjen e avokatëve të popullit. Unë pikërisht për të sjellë në vëmendje këtë gjë, unë jam një institucion dhe ne besojmë se standardi më i mirë duhet të predikoj edhe për institucionet e tjera dhe të përdor vetë një standard tjetër. Në këto parime është e shkruar qartë që mandati i Avokatit të Popullit preferohet të jetë 7 vjet dhe preferohet një mandat pa të drejtë rizgjedhje. Këto janë parashikimet e këtyre standardeve. Këto janë standarde që në përzxjgedhjen e Avokatit të Popullit duhet të zbatohen sepse nga 2017 kanë ndodhur gjëra të reja. Dhe narravita që Avokatin e Popullit duhet ta zgjedhë opozita nuk është narrativa e duhur. Avokatin e Popullit mund ta propozojë opozita për shkak të votave, duhet një konsensus në Parlament, janë 84 vota dhe asnjë palë politike nuk i ka… Në këto kushte duhet të ketë debat, diskutim dhe konsensus. Midis personave që kanë aplikuar, duhet të përzgjidhet ai që më së miri i plotëson këto kritere. Procesi duhet domosdoshmërisht mbi bazë merite profesionale dhe jo mbi bazë mbështetje politike. Nëse ne shkojmë me atë që ka ndodhur edhe më parë në Shqipëri ku procesi nuk vlerësohet mbi bazë merite profesionale, por mbështetje politike që në fillim i japim një goditje institucionit të Avokatit të Popullit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb