Në Programin e Drekës në News24 ishte i ftuar ekperti rrugor Islam Qibini i cili diskutoi për sigurinë rrugore dhe vendimet e reja që janë përcaktuar si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në kryeqytet javët e fundit.

Ai tha se ndjekja penale ndodh kur mjeti bllokon gjithë qarkullimin dhe se Drejtori i Policisë Ilir Proda aktualisht ka vënë re disa probleme të parkimit i cili mund të ndodhë tek vijat e bardha, tek korsia e biçikletave dhe mund të bëhen edhe burime të aksidenteve automobilistike. Qibini shtoi se në disa raste parkimi ka shkaktuar probleme edhe tek të tjerët dhe se parkimet dyshe janë kryesisht edhe tek vendet bregdetare.

“Ndjekja penale ndodh kur mjeti bllokon gjithë qarkullimin. Drejtori i Policisë ka parë edhe probleme tek parkimi tek vijat e bardha, tek korsia e biçikletave dhe tek vendi i autobusit të cilat mund të bëhen edhe burime aksidenti automobilistik. Ka raste edhe që parkimi ka shkaktuar probleme për të tjerët. Ne kemi shpesh herë edhe parkime dyshe edhe tek vendet bregdetare”, tha ai

Gjatë fjalës së tij në studio eksperti Qibini u ndal edhe tek përdoruesit e monopatinave të cilët mund të gjobiten deri në 1 mijë lekë.  Ai theksoi më tej se monopatinat duhet të regjistrohen si mjete dhe duhet përcaktuar edhe mosha e përdoruesit.  Eksperti u ndal edhe tek problemet e tjera të qarkullimit rrugor si kundravajtje dhe parakalimi i gabuar të cilat janë shkak i humbjeve të jetëve.

“Të gjithë përdoruesve të monopatinave mund edhe të gjobiten deri tek 1 mijë lekë dhe monopatinat duhet të qarkullojnë si biçikletat. Si fillim ata duhet që të regjistrohen si mjete dhe të përcaktuar dhe mosha e pëdoruesit. Gjithashtu është e rëndësishme edhe regjistrimi i një VKM. Edhe skuterat elektrikë duhet të kenë leje qarkullimi. Kjo situatë e cila po ndodh në qytetet e Shqipërisë, ndodh edhe kundërvajtje dhe parakalimi të cilat kanë sjellur edhe humbje jete.Ndryshimet e kohës së fundit nuk patën ndikim tek përdoruesit e mjetit si psh pezullimin e patentës ai e konverton në humbjen e pikëve të lejes së drejtimit”, përfundoi Qibini.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb