Barcelona ka zyrtarizuar afrimin e Roony Bardghj nga Copenhagen. Në njoftimin e bërë, klubi i La Liga njofton se sulmuesi 19-vjeçar do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2029.

“Vetëm 19 vjeç, ky sulmues i krahut të djathtë njihet për shpejtësinë dhe aftësinë e tij për të shënuar gola, cilësi që e bëjnë atë një talent të shkëlqyer për të ardhmen.

Si lojtar anësor, Bardghji njihet për aftësitë e tij në situatat një kundër një dhe aftësinë për të dribluar kundërshtarët. Prania e tij në krahun e djathtë mund të bëjë diferencën dhe të ofrojë më shumë dinamizëm”, ka shkruar Barça.

Roony Bardghj luajti 5 ndeshje në sezonin e kaluar me Copenhagen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb