Ish-futbollisti i Egnatias, Redi Kasa do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kosovar, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Gjilanit, duke firmosur deri në vitin 2027.
Së fundmi emri i Kasës ishte përfolur për një transferim të mundshëm tek Elbasani, por 23-vjeçari ka zgjedhur Gjilanin.
Skuadra kosovare e ka prezantuar nëpërmjet një video tepër speciale futbollistin shqiptar, me mbishkrimin: “Redi Kasa vjen në Italinë e vogël”.
View this post on Instagram
